Unė
quhem Esam El Nagar dhe jam 49 vjeē. Jam i martuar me Helena Nilson El Nagar dhe
i kemi tre fėmijė bashkė.
Jam ekonomist i diplomuar, deputet dhe kryesues i grupit tė Partisė Popullore
Liberale nė komunėn e Udevallės, anėtar i kuvendit komunal dhe i kryesisė sė tij,
si dhe zėvendėsues nė Regjionin e Gotalandit Perėndimor. Poashtu, jam kryesues i
komisionit komunal pėr ekonomi e treg tė punės, kryesues i ndėrmarrjes
Moderbolaget (Udevalla Utveckling AB), kryesues nė Pleqėsinė pėr integrim e
demokraci, nėnkryetar nė LEADER (projekt i BE-sė pėr zonat rurale) si dhe anėtar
i Kėshillit turistik pėr Suedinė perėndimore.
Preokupimet e mia kryesore janė: kushtet e ndėrmarrėsve, pse nga ato varen
ndėrmarrėsit e vegjėl, sidomos turizmi, dhe rritja ekonomike e regjionit ku
banoj; ēėshtjet e banimit, pse ēmimet e ndėrtimit i kushtėzojnė kushtet e
banimit tė bashkėqytetarėve tė mi; si dhe integrimi dhe demokracia, pse skajimi
i njerėzve pėr arsye etnike e fetare na e ndanė shoqėrinė tonė nė ata qė
kontribojnė e ndjehen tė vlerėsuar, e nė ata qė do tė mund tė kontribonin por
detyrohen tė jetojnė me ndihma.
Mendoj se ėshtė me rėndėsi t'i informojmė tė gjithė ata qė arratisen a
shpėrngulen nė Suedi pėr normat e vlerat humaniste qė e pėrshkojnė shoqėrinė
tonė. S'bėn tė ketė asnjė paqartėsi se jeta nė Suedi nėnkupton respekt tė
detyrueshėm pėr vlerat tona, e pėr ligjet qė i konkretizojnė ato. Pėr njė
liberal, ėshtė e vetėkuptueshme qė ēdo qytetar i ka tė njėjtat tė drejta e
detyrime pavarėsisht prej pėrkatėsisė etnike.
E di qė gjatė karrierės sime kam krijuar shumė miq nė radhėt e komunitetit
shqiptar kėtu ku banoj. Njė pjesė syresh i kam takuar shpesh kur kam marrė pjesė
personalisht nė ngarkimin e ndihmave pėr shqiptarėt nė Ballkan. Me tjerė
shqiptarė jam takuar gjatė demonstratave kundėr shkeljeve nė Kosovė, gjatė
sajimit tė peticioneve pėr Kosovėn, apo kur kam ndėrmjetėsuar e lobuar nė favor
tė paqes, tė drejtave, e lirisė nė Ballkan. Prandaj, besoj se qė jam emėr i
njohur pėr ata shqiptarė qė kanė vepruar si aktivistė nė regjionin tim.
Tashti, unė kam vendosur tė kandidoj pėr njė vend nė parlamentin suedez
Riksdagun pėr Regjionin e Båhus (Båhuslän) si dhe nė komunėn e Uddevalla. Pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė parlament t'i shpie brengat e
hallet nga jeta e pėrditshme e bashkėqytetarėve tė mi vendorė. Unė dua tė jem
njė politikan qė i dėgjon zėrat e bashkėqytetarėve.
Prandaj, tė lutem mė kontakto qysh sot nė
www.folkpartiet.se/essam dhe mė
kėshillo se ē'tė bėj pėr ta pėrdorur si ėshtė mė sė miri nė Riksdag besimin tėnd.
Sinqerisht,
Esam El Nagar